Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak në lidhje me fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe sidomos në qendër të kryeqytetit. Veliaj tha se ndërtimet do të vijojnë pasi Tiranës i duhet të zgjerohet dhe të ketë punë.
“Ne do të na keni përballë përherë, por gjoba me ne dhe histori makabre, të tilla si e vrau ky apo e vrau ai këtu, në Sukth apo Sri Lanka, nuk funksionojnë”, tha Veliaj duke shtuar se tani po vinte nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë nga ngjarja që tronditi Tiranën, vetëvrasja e gazetarit dhe analistit të njohur Kastriot Myftaraj, i cili u hodh nga kati i 4 i pallatit ku banonte në zonën e “Ali Demit”.
Diskutime rreth kësaj post