Kryebashkiaku Erion Veliaj ka liruar nga detyra Administratorët e Njësive 2, 8, 11 dhe Njësisë Administrative Bërzhitë.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për JavaNews.al.
Shkak i vendimit është bërë refuzimi i LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar katër administratorët e LSI për kontributin 2-vjeçar në Bashki, mëson JavaNews.al
Emrat e administratorëve të shkarkuar:
Njësia Nr.2 – Elez Gjoza
Njësira Nr.8 – Erjon Xhafa
Njësia Nr.11 – Gentjan Arapi
Njësia Bërzhitë – Refik Veliaj
Mësohet se po sot, Veliaj ka vlerësuar edhe dy këshilltarë nga radhët e opozitës, të cilët bashkuan votat me maxhorancën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
“Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë” – ka thënë Veliaj mbrëmjen e së enjtes.
Diskutime rreth kësaj post