Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rikonfirmoi se Parku i Lojrave tek Liqeni Artificial, do të ndertohet si nevojë e fëmijëve, pasi për Bashkinë e kryeqytetit, fëmijët janë më të rëndësishëm dhe se hapësirat ua kushtojnë atyre.
Veliaj në një postim në rrjetin social Facebook pasditen e të mërkurës, shprehet: “Parku në funksion të njerëzve. Parku Qendror i Nju Jorkut është vetëm 30% më i madh se Parku i Liqenit Artificial, por aty ka 21 kënde lojërash për fëmijë, njësoj si ai që fëmijët e Tiranës do të kenë më 1 qershor. Për Bashkinë e Tiranës fëmijët janë më të rëndësishëm, ndaj hapësirat më të mira ua kushtojmë atyre”.
Gjithashtu, Veliaj sjell një set fotosh të projektit të këndit të lojrave ne Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post