Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pohuar se parku i lojrave të fëmijëve do të bëhet përtej partive politike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mori pjesë sot paradite në koncertin festiv të organizuar nga bashkia në parkun e liqenit me qindra femije, ku u shpreh se “Ky grupim me fëmijë tregon se një qytet si ky është një vend për fëmijët dhe jo vetëm për partitë politike, prandaj qyteti është i hapur për të gjithë”.
Veliaj theksoi se “Fëmijët do të kenë hapësira për të luajtur në çdo vend të Tiranës, pasi ne nuk po bëjmë kënd lojrash vetem në parkun e liqenit, por dhe te Bregu i Lumit dhe në Kombinat. Ndaj u them qytetarëve që vijnë nga bashkitë e tjera të na lënë të bëjmë Tiranën”.
“Shoqëria civile pa se në katër vitet e fundit si u punua nga paraardhësit, duke bërë pallate te liqeni, por shoqëria civile nuk lufton dot ata dhe zgjedh të luftojë me fëmijët. Por, fëmijët e Tiranës janë më të fortë se shoqëritë civile dhe partitë politike. Ne kemi mbjellë pemën e 2.500 për ketë vit dhe unë i kërkoj një sfidë dhe të verifikojnë punën tonë dhe kjo është oferta jonë trasparente dhe e vetmja mënyrë. Dhe ju them, keni zgjedhur mënyrën e gabuar, femijet do ta kenë këndin e lojrave me 1 qershor përtej politikës dhe protestave”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post