Këtë të shtunë, në varrezat e Drenasit në Kosovë, u mbajt ceremonia e varrimit të shqiptari Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth një muaj më parë
40-vjeçari vdiq tragjikisht, teksa shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij të mitur.
Familjarët e Qorrit zbuluan pas ngjarjes dhe dinamikën e asaj që ndodhi, ku thanë se i afërmi i tyre u sakrifikua për të shpëtuar jetën e shokut të djalit të tij 10-vjeçar.
Ata pohuan se mëngjesin e të dielës, i ndjeri së bashku me ekipin e futbollit amerikan ku stërvitej i biri 10-vjeç, ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren.
Si pasojë e rrymave djali i viktimës së bashku me një shok patën vështirësi dhe rrezikuan mbytjen.
Djali i viktimës u shpëtua nga trajneri, ndërkohë që Qorri shpëtoi shokun e të birit, por vetë nuk mundi dot të dilte për shkak të rrymave të forta.
“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.
Diskutime rreth kësaj post