Ceremonia mortore për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbajtur më 29 gusht, tha grupi mercenar. Prigozhin vdiq më 23 gusht, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte nga Moska për në Shën Peterburg.
“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.
Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.
Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të avionit privat. Avioni, me dhjetë persona në bord, u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës.
Shkaqet e rrëzimit të fluturakes nuk janë përcaktuar ende.
Më herët gjatë 29 gushtit, Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e Prigozhinit.
Ka pasur spekulime se Kremlini mund të ketë qenë i përfshirë në rrëzimin e avionit. Avioni u rrëzua saktësisht dy muaj pasi Ëagner kreu një rebelim të jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse.
Kremlini i ka mohuar spekulimet se qëndron pas rrëzimit të avionit të Prigozhinit.
Diskutime rreth kësaj post