Emri Klaudia Alexandra Lata e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi do t’i vendoset një rruge në Larisa. Shqiptarja ndërroi jetë pas përplasjes së trenave, teksa vendimi është marrë nga autoritet vendore në Larisa. Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia.
Klaudia Lata nuk është e vetmja shqiptare e cila mbeti viktimë e aksidentit pasi humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë nga 60 viktima të cilat u regjistruan nga përplasja e dy trenave. E reja kujtohet nga mësuesit, miqtë dhe të afërmit si vajzë e sjellshme dhe me ëndrrën për t’u bërë dikush.
Klaudia ishe studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut dhe humbi jetën pas përplasjes së trenave natën e 28 shkurtit të vitit 2023 në Tempi.
Diskutime rreth kësaj post