Si sot një muaj më parë u hap lajmi se një gazetarja, moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother Albania 2 ishte ndarë nga jeta.
Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, ndërsa mjekët sqaruan më pas se shkak i vdekjes së parakoshme të bukuroshes Adelajda Xhamani ishte një atak kardiak në zemër.
Një muaj pas vdekjes së saj, miku i ngushtë Eraldo Rexho e kujton me një foto të përbashkët të postuar në rrjetet sociale dhe shkruan se i mungon shumë.
“Zemra ime sa shumë më mungon, kujtimet tona”, shkruan gazetari Rexho.
Adelajda u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare në banesën e saj në zonën e Freskut në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post