Vdes njeriu më i gjatë në botë
Pornchai Saosri , njeriu më i gjatë në botë ka vdekur në fshatin Ban Takaeo të Tailandës.
Shkaktar për vdekjen e tij ka qënë rritja e shpejtë dhe një sërë sëmundjesh të tjera si hipertensioni prej të cilave ai është shtruar shumë herë në spital, transmeton oranews.
26 vjeçari i quajtur ndryshe “Oaf” me një gjatësi 2.7 metra, besohet të jetë njeriu më i gjatë në botë pavarësisht se sipas librit Guiness rekordin e mban ende Sultan Kösen nga Turqia që është vetëm 2.5 metra.
Sipas raportimeve të Bankok Post atij nuk iu dha asnjëherë zyrtarisht titulli si njeriu më i gjatë për shkak se sëmundjet nuk e linin të qëndronte drejt për tu matur saktësisht.
Diskutime rreth kësaj post