toggle menu
Shuhet Toto Riina, bosi i mafias italiane që ‘frikësoi’ mbarë botën
Shuhet Toto Riina, bosi i mafias italiane që ‘frikësoi’ mbarë botën
08:34, 17/11/2017
Bosi i mafias i siciliane Salvatore “Toto” Riina ka ndërruar jetë nga kanceri, njoftojnë mediat italiane, mëngjesin e sotëm.
87 vjeçari u bë i njohur për mbarë botën si shefi më i frikshëm i Cosa Nostrës, dhe u burgos në vitin 1993.Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.
Riina kishte qenë në koma mjekësore dhe familjes së tij i ishte dhënë leje e veçantë për ta vizituar në spitalin e të burgosurve.Djali më i madh i bosit të mafias, Giovanni, po vuan gjithashtu një dënim të përjetshëm në burg.
I ashtuquajtur “La Belva” (“Bisha”), Toto Riina mbretëroi nën terror përgjatë 20 viteve në Siçili dhe brenda grupit të Cosa Nostras, kontrollin e të cilës e kishte marrë duke nisur nga vitet 70.
Akuzuar për komandimin e më shumë se 150 vrasjeve, dënuar me burgim të përjetshëm, ai njihet kryesisht për urdhërimin e vrasjeve të gjyqtarëve antimafia, Giovanni Falcone (1992) dhe Paolo Borsellino (1993) dhe se ka qenë një prej trurit të sulmeve të përgjakshme në vitin 1993 në Romë, Milano dhe Firence.
Diskutime rreth kësaj post