Vdes ish-presidenti dhe çmimi Nobel i Paqes, Shimon Peres
Ish-presidenti izraelit dhe çmim Nobel i Paqes, Shimon Peres, vdiq gjatë mbrëmjes së djeshme në moshën 93 vjeçare pas një aksidenti vaskular dhe cerebral, njoftoi mjeku i tij personal, Rafi Walden.
Ai nuk dha më shumë informacione, duke njoftuar se një konferencë për shtyp është duke u përgatitur.
Me Shimon Peres zhduket një figurë historike, i mbijetuari i fundit i gjeneratës së baballarëve themelues të shtetit të Izraelit dhe një nga artizanët kryesore të marrëveshjeve të Oslos që hodhën bazat e një autonomie palestineze në vitet 1990 dhe që i sollën dhe çmimin Nobel të Paqes.
Diskutime rreth kësaj post