Ish-kampionia e turneut të Wimbledonit, tenistja e njohur çeke, Jana Novotna vdiq në moshën 49-vjeçare, njoftoi sot Shoqata Botërore e Tenisit (World Tennis Association – WTA).
”Novotna, e sëmurë me kancer, vdiq e rrethuar nga familja e saj në Republikën Çeke”, thuhet në një deklaratë të WTA-së.
Në karrierën e saj 14-vjeçare, Novotna, arriti të klasifikohej deri në numrin dy në botë për kategorinë individual dhe numri një për kategorinë çift, duke fituar 24 tituj si individual dhe 76 në çift.
Ajo humbi në finalet e Wimbledonit, në 1993 dhe 1997, përpara se të fitonte turneun Grand Slam, kur mundi Nathalie Tauziat, në 1998.
“Jana ishte frymëzim brenda dhe jashtë fushës së lojës”, tha shefi ekzekutiv i WTA-së, Steve Simon.
Diskutime rreth kësaj post