Gruaja e rënë nga një lartësi e konsiderueshme, që më pas humbi jetën, është gazetarja e mediave shqiptare, Arlinda Canaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku lajmin e publikoi vetë e bija e saj, që në rrjetet sociale bënte me dije për tragjedinë që kishte ndodhur.
Sipas njoftimit të policisë, Arlinda kishte rënë nga kati i katërt i ballkonit ku për pasojë humbi jetën.
Gjithçka ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, gazetarja nuk arriti të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda.
Arlinda Canaj ka punuar për disa media në vendin tonë, kryesisht në shtypin e shkruar.
Diskutime rreth kësaj post