Një trup i pajetë i seksit mashkull është gjetur pasditen e së shtunës në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.
Sipas të dhënave të policisë trupi i pajetë është gjetur në afërsi të një kabine elektrike.
Pas verifikimeve të kryera në trupin e viktimës dyshohet se ai ka humbur jetën nga kontakti me energjinë elektrike.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende, por mësohet se është rreth moshës 35-40 vjeç dhe i përket komunitetit rom.
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së tij. a
Diskutime rreth kësaj post