Vdekjet tragjike të “Klubit të 27ve”
Klubi 27-ve ndryshe i quajtur “Forever 27 Club” i referohet muzikantëve të mirënjohur të cilët kanë vdekur në moshën 27 vjeçare, zakonisht si pasojë e marrjes së tepërt të drogës, alkoholit ose nga vetëvrasja. Vdekjet e tyre “të dyshimta” kanë ngjallur edhe teori konspiracioni të lidhura me Illuminatin.
Në kulmin e suksesit të tyre, artistët e kësaj “kategorie” i japin fund jetës së tyre. (Lajme.al)
1. Jimi Hendrix (27 Nëntor 1942 – 18 Shtator 1970)
Legjenda e gitares, i cilësuar nga The Rock and Rol Halll of Fame si njëri prej instrumentistëve më të mëdhenj të historisë së muzikës, vdiq tragjikisht i asfiksuar nga overdoza e medikamenteve që kishte marrë.
2. Janis Joplin (19 janar 1943 – 4 Tetor 1970)
Njëra prej 100 artisteve më të mëdha të të gjitha kohërave sipas Rolling Stones, e njohur për “Summertime”, “Piece of My Heart”, “Kozmic Blues”, etj. poashtu edhe për shfaqjen e saj në Festivalin Woodstock totalisht e dehur dhe e droguar me heroinë ndërsa publiku e kërkoi të rishfaqej dy herë me rradhë! Vdekja e saj në fakt ndodhë vetëm 2 javë pas Jimi Hendrix, e gjetur poashtu në hotelin e saj nën overdozë.
3. Jim Morrison (8 Dhjetor 1943 – 3 korrik 1971)
Protagonisti i “The Doors”, i njohur për Rockun “letrar”, me tituj si “The End”, ose “Riders on the Storm”, “People Are Strange”, vdes poashtu në apartamentin e tij në Paris. Verzioni zyrtar i vdekjes që njohim ishte “sulm në zemër”, por nuk i ishte bërë ndonjëherë autopsia. Gjë që shtroi shumë pikëpyetje për mënyrën vdekjes.
4. Kurt Cobain (20 Shkurt 1967 – 5 Prill 1994)
Rocker amerikan i grupit të njohur “Nirvana”. “Smells Like a Teen Spirit”, “Come as You Are”, prej titujve më të njohur, Kurti ishte në shënjestër të mediave, duke kështu marrë nofkën si “zëdhënësi i gjeneratës” (lexo të degjeneruar). Kurt Cobain, duke mos e duruar presionin dhe meqë ishte “i frustuar nga fakti se publiku nuk e kuptonte”, i dha fund jetës së tij me plumb.
5. Amy Winehouse (14 Shtator 1983 – 23 KorriK 2011)
“Rehab”, ishte ky titulli që e bëri Amy Winehouse të famshme, dhe u bë për një kohë të shkurtër pop-këngëtarja më e famshme në vitet e saja, duke fituar dhjetëra çmime prestigjoze, me 6 Grammy në moshën 24 vjeçare. Gjithashtu, me një histori të ngjajshme si ajo e Janis Joplin, me shfaqje totalisht e dehur dhe e droguar. Vdes poashtu e helmuar nga alkoholi.
Diskutime rreth kësaj post