Në 23 qershor 2013, pas 23 vitesh Sali Berisha, u detyrua prej vullnetit të popullit që të dorëzojë “çelësat” e sundimit të tij politik e qeverisës. Në PD, vartësit e tij, pas humbjes së 23 qershorit, po e shohin dhe trajtojnë si një plakush të keq e të rrjedhur, të mbaruar krejt, pa fuqi dhe personalitet për të komanduar në këtë parti, siç komandoi e sundoi gjatë 23 viteve. Ata që e futën në politikë dhe e vendosën në krye të PD nga brenda e jashtë Shqipërisë, tashmë e konsiderojnë një kartë të djegur, një “leckë” pa vlerë që nuk u shërben dot më.
Shqiptarët e duruan shumë për 23 vjet, këtë politikan bashibozuk, duke e toleruar e lënë të lirë të bënte çfarë të donte me këtë vend e me këtë popull. Tashmë, Sali Berishës nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse t’i bëhet bilanci i zullumeve e krimeve që ka bërë, qysh nga Dhjetori 1990 kur Ramiz Alia, Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe UDB e desantuan në lëvizjen (gjoja) antikomuniste e deri dy ditë më parë, në 23 qershor 2013 kur atij i ranë “pendët”.
Portali Lajme.al po nis publikimin e një cikli dosjesh, me fakte konkrete nga veprimtaria e Sali Berishës në këto 23 vite pluralizëm. Sot, po e nisim me vrasjet dhe vdekjet misterioze të miqve, bashkëpunëtorëve e armiqve të Sali Berishës.
Berisha homazhe, akuza, heshtje e mbyllje dosjesh për vdekjet e figurave publike
Në 23 vite, në Shqipëri janë vrarë e kanë vdekur 21 figura politike e publike shqiptare. personi i cili ka qenë i interesuar për të interpretuar vrasjet dhe vdekjet e tyre me homazhe, lot, lule, heshtje, justifikime e mbyllje dosjesh, ka qenë vetëm një: “Antikomunisti” i paprekshëm Sali Berisha, kreu i PD dhe i tre mandat-pushteteve, ish-komunisti spiun dhe shërbëtor e i përkëdhelur i familjes së krye diktatorit “Hoxha”. Sa herë kanë ndodhur ndarje nga jeta, ose vrasje të figurave politike e publike, “çuditërisht”, Sali Berisha ka qenë i pari që ka nxituar të prononcohet, për këto humbje jete. Këtë qëndrim, ai e ka mbajtur si ndaj miqve dhe ndaj armiqve politikë e personal. Askush nuk ia ka kërkuar ta bëj këtë gjë. Por “çuditërisht” ai e ka bërë, madje me urgjencë. Nuk i dimë motivet, që e kanë nxitur Sali Berishën, që sa herë është vrarë ose ka vdekur një figurë politike shqiptare, apo mbarë shqiptare të “mbajë fjalime” justifikuese, akuzuese, shfajësuese, shpjeguese e “nderimi” për jetët e tyre. Dhe po kaq “çuditërisht”, të gjithë kanë ikur nga kjo jetë, disa muaj, apo vite, pasi janë përfshirë në debate, konflikte, akuza, qëndrime e dëshmi që kanë patur lidhje me veprimtaritë e Sali Berishës si politikanë e shtetar. Nuk themi, që autori apo skenaristi i këtyre vdekjeve e vrasjeve është Sali Berisha sepse nuk jemi ne ata që definojmë autorësinë. Por theksojmë faktin që na ka bërë përshtypje, se për të gjithë ka folur me urgjencë vetëm Sali Berisha. Të gjithë ata, miq apo armiq të Sali Berishës, kanë pasur “lidhje” me fakte e qëndrime publike, të lidhura me veprimtarinë politike, shoqërore e shtetërore të kohës e të rinisë së të Sali Berishës. Pa bërë komente, po bëjmë një “polifoto” të disa prej miqve të Sali Berishës, të cilët janë ndarë nga jeta në mënyrë misterioze në këto 23 vite. Madje disa prej bashkëpunëtorëve të Saliut, janë ndarë nga jeta nga e njëjta sëmundje, madje edhe në të njëjtin shtet e në të njëjtën klinikë.
Safet Zhulali
Ish-ministër i Mbrojtjes, drejtues i lartë i PD, mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës: Ish-ministër, që në vitin 1997, braktisi postin dhe u arratis në Itali, së bashku me familjen e 10 bashkëpunëtorë të afërt të tij, pasi vërsuli ushtrinë tokësore e ajrore kundër popullit të rebeluar. Kthehet në Shqipëri, pas 4 vitesh ekzil dhe prononcohet në TVSH, për tragjedinë e vitit 1997. Deklaron se “’97-ta është një gropë e zezë, që nuk do të hapet kurrë”. Befas sëmuret. Befas, pas 4 vite heshtjeje afrohet dhe nderohet me dekorata prej PD, nën kujdesin dhe vlerësimin personal të Sali Berishës. Befas, sëmuret rëndë dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, niset për kurim në Itali. Atje ndahet nga jeta në një spital provincial napolitan. Berisha e cilëson figurë të madhe të PD, të shtetit dhe demokracisë. Pas vdekjes, i bën homazhe dhe e përkujton çdo vit. I bën gruan avokate, dhëndrin 3 herë ministër dhe vajzën drejtore në Ministrinë e Jashtme.
Ali Spahia
Mjeku dhe politikani Ali Spahia vdiq në Pavia të Italisë gjatë vitit 2000 nga një sëmundje e rëndë. Lindi ne Shkodër me 23 Janar 1935. Në zgjedhjet e 22 Marsit 1992 u rizgjodh deputet në Shkodër e deri në vitin 1997 me Berishën, ishte nënkryetar i PD dhe kryetarit i grupit parlamentar të PD. Një nga personazhet politikë kryesor të PD, që dinte gjithë veprimtarinë e Berishës, që nga koha e viteve si student dhe gjatë viteve 1992-1997, kur Sali Berisha dogji dhe vrau Shqipërinë. Befas, Ali Spahia sëmuret rëndë. Sali Berisha flet publikisht për shëndetin e tij. Befas, niset urgjent në Itali me porosi të Sali Berishës dhe vdes nga e njëjta sëmundje, që vdiq dhe Safet Zhulali. Berisha i bëri homazhe në selinë e PD, ku e vlerësoi si simbol anti-komunist e demokratik, duke e quajtur udhëheqës të shquar të PD. I bën djalin zv/ministër Shëndetësie dhe vajzën, diplomate të lartë në Itali.
Pjetër Arbnori
Një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës, simboli antikomunist i PD. Ky e “bekoi” dy herë Saliun si President Republike, një herë në gjendje lufte civile e gjendje të jashtëzakonshme. Është personazhi që dinte gjithë veprimtarinë e Sali Berishës në vitet 1992-1997 dhe skemat e trazirave që ndërtoi Saliu në vitin 1997. Dinte gjithë episodet dhe prapaskenat e bëra prej Sali Berishës me vrasjet e 2 prillit 1991. Befas u sëmurë. Befas u nis urgjent për kurim në Itali, me porosi të Berishës. U nda nga jeta, më 8 korrik 2006, në një spital provincial napolitan, në Itali, nga e njëjta sëmundje që vdiqën dhe dy miqtë e tij Zhulali e Spahia.
Bashkim Gazidede
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës. Ideuesi dhe zbatuesi i gjithë dhunës fizike e psikologjike, që piketonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër medias, opozitës, biznesit, administratës e kujtdo që urdhëronte Berisha në ato vite pushteti absolut. Në vitin 1997, arratiset nga Shqipëria dhe kthehet në vitin 2005, kur gradohet shef i hipotekave. Prononcohet në media për ngjarjet e vitit 1997, i cilëson ato si skemë e shërbimeve sekrete serbe e greke. Befas sëmuret rëndë. Me urdhër të Sali Berishës dhe shpenzimet e qeverisë “Berisha”, çohet urgjent për kurim në Itali. Ndahet nga jeta në një spital provincial napolitan në Itali, nga e njëjta sëmundje që u ndanë dhe Zhulali, Arbnori, Spahia. Nderohet me homazhe prej Sali Berishës dhe PD, vlerësohet si një nga zyrtarët më të shquar të vendit.
Ferit Hoti
Një nga miqtë më të afërt të Sali Berishës që nga vitet studentore, i cilësuar prej tij si bashkëpunëtor i ngushtë. Njihte gjithë veprimtarinë e viteve studentore të Sali Berishës dhe “sekrete” të tjera të veprimtarisë së tij në vitet 1990-1991 në lëvizjet antikomuniste në Shkodër dhe për pazaret e bëra prej Berishës, për vrasjet e 2 prillit 1991, të 4 të rinjve 21 vjeçarë antikomunistë, të kryesuar nga Arben Broci. Gradohet deputet i PD prej Sali Berishës. Befas sëmuret rëndë. Me përkujdesjen e Berishës, i bëhen gjithë shërbimet mjekësore të posaçme, deri me dërgim për kurim në Itali, ku ishin dërguar e ndarë nga jeta edhe të tjerët. Por befas, ndahet nga jeta, në tetor 2007.
Gëzim Dibra
Ish deputet i PD në Shkodër, mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës. Biznesmen mbështetës i veprimtarive politike të PD dhe Sali Berishës. Dinte gjithë veprimtarinë e Sali Berishës gjatë viteve 1990-1992 të lëvizjes antikomuniste në Shkodër. Befas sëmuret rëndë. Personi, i cili u përkujdes posaçërisht e personalisht për shëndetin e tij, ishte Sali Berisha, i cili urdhëroi të nisej urgjent për kurim të specializuar në Itali. Por befas, nderoi jetë po në Itali. Kryeministri Sali Berisha e nderoi me homazhe dhe vlerësim, si figurë e kompletuar e PD.
Kolin Gjoka
Ish-kryetar i Forumit rinor të PD, i zgjedhur me vota të merituara në kongresin e FRPD. Konsiderohej si një nga figurat potenciale në rradhët e politikanëve të rinj të PD. Nuk bënte kompromise me moralin dhe ishte për një demokraci të kulluar. Befas sëmuret rëndë, ndërkohë që nuk kishte shfaqur asnjë simptomë sëmundjeje. Ishte Sali Berisha, ai që u përkujdes në mënyrë të veçantë, që Kolin Gjoka të kurohej në klinika të specializuara në Itali. Befas ndahet nga jeta, me të njëjtën sëmundje si Zhulali, Spahia, Arbnori, Hoi, Dibrai. I bënë homazhe nderi dhe vlerësim, si politikan potencial. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post