Dy mjekë janë ndaluar nga policia pas vdekjes së Rexhina Debrovës në Maternitetin e Elbasanit disa minuta pasi kishte lindur fëmijën. Mjekët deklaruan në polici se pacientja kishte patur komplikacione të forta pas lindjes, siç është tromboembolia.
Por, çfarë është ky komplikacion dhe nga se shkaktohet?
Embolia pulmonare është një gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonjë material tjetër bllokon një arterie pulmonare.
Embolia pulmonare nuk është një sëmundje por është komplikacion i trombozës së thellë venoze.
Kjo patologji shpesh shkaktohet nga shkëputja e një trombi, apo një fragmenti të tij i cili ndalon në bifurkimin ose në një nga degët kryesore pulmonare, për çka edhe procesi emërohet tromboembolia pulmonare.
Vendet e formimit të trombeve janë: pulpat e këmbëve, venat e pelvisit, venat e uterusit (pas lindjes) atriumi i djathtë në të sëmurët me IKK.
Faktorët predispozues
Staza e gjakut (shtatzënia, obeziteti, IKK)
Anomalitë dhe dëmtimet e murit e venave (proceset kirurgjikale fleboskleroza)
Çrregullimet e koagulimit të gjakut (mungesa e antitrombinës III, trombozat pas operacioneve, rritja e fibrinogjenit).
Shkaqet
Shumica e embolive pulmonare, në 90 % të rasteve shkaktohen nga trombozat venoze të gjymtyrëve të poshtme dhe ndonjëherë nga flebitet e legenit, të çara superior ose të dhomëzave të zemrës.
Megjithatë, pothuajse në 15 % të rasteve asnjë rrethanë favorizuese nuk është gjetur.
Klinika
Dhimbje gjoksi, dispne, hemoptizi= vajtje mendje për tromboemboli
Format atipike si gjendjet e shokut, bronkospazma, rritje e temperaturës 38.
Në varësi të obturimit të arteries ose degës pulmonare kemi: takikardi, takipne, dhimbje gjoksi, kollë, aritmi. /albeu
Diskutime rreth kësaj post