Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare, lidhur me çështjen e vdekjes së vajzës keniane Joy Ayoko.
Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më parë.
Po ashtu, mësohet se përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare, kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.
News24 ka publikuar të dhëna e dëshmi ku është zbuluar se shoqja e dhomës së Joyt, Emily Mutua, i ka thënë motrës së Joyt autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të pyetet edhe motra e Joyt.
Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane, ku sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.
Autoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten.
Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joyt, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme.
Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post