Që kur lindi në vitin 1982, Princi William ka qenë i dyti në radhën e fronit në Mbretërinë e Bashkuar. Por me vdekjen e mbretëreshës Elisabeth ditën e sotme, ai është trashëgimtari i ri i kurorës.
Babai i tij, që tashmë është Mbret, Charls, dhe ai është bërë i pari në radhë. Princi William nuk bëhet automatikisht Princi i Uellsit pasi titulli i takon që të dhurohet nga monardku. Tashmë Princi William është Duka i Cornwall-it dhe gruaja e tij Catherine është Dukesha e Cornwall-it.
Ndryshe nga Mbretëresha, Princi William e ka ditur gjithë jetën se një ditë do të bëhej trashëgimtar i fronit. Pas tij në linjën e pasardhësit është fëmija i tij më i madh, Princi George. Nëntë vjeçari tani është i dyti në radhën e fronit.
Diskutime rreth kësaj post