Pesë ditë pas aksidentit të frikshëm në aksin Lushnje-Berat, ku vdiq gazetarja e emisionit “Stop” Erinolda Isufaj, prokuroria e Lushnjes zbardh të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Sipas organit të akuzës janë tre shkaqet që çuan në aksidentin fatal, kur një masiv mermeri u shkëput nga një trajler dhe ra sipër makinës me të cilën udhëtonte gazetarja e ndjerë bashkë me prindërit dhe bashkëshortin.
Sipas Prokurorisë, drejtuesi i trajlerit ka tejkaluar shpejtësinë nga 40 km/orë që duhet të udhëtonte në në 60 kilometra në orë. Po ashtu ka bërë një parakalim të gabuar dhe pikërisht kjo manovër ka shkaktuar animin e peshës së ngarkesës. Arsyeja kryesore, pse u shkëputën blloqet e mermerit mbetet fakti që nuk kanë qënë të lidhura në karrocerinë e kamionit.
Aksidenti i rëndë ndodhi dje në mesditën e 11 nëntorit në aksin Berat-Lushnje kur një gur i madh mermeri ra nga kamioni dhe goditi makinën “Peugeot” ku udhëtonte 24 vjeçarja me prindërit dhe bashkëshortin. Goditja ishte fatale për të renë, Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Marko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
Diskutime rreth kësaj post