Babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu, ka folur pas ngjarjes së rëndë ku i mituri humbi jetën, pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti në një klinikë private.
Bledar Spahiu thotë se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar, pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho, se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë.
Pas deklaratës së mjekut anestezist Roland Xhaxho, i cili tha se i mituri kishte probleme me zemrën, babai mohon dhe thotë se fëmija nuk kishte më probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër Albert Koja, ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë.
Ai kërkon sekuestrimin e kamerave, ndërsa ngre pretendime se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar 3-vjeçarit organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia.
Familjarët ngrenë pretendime se dentistja ka ndërhyrë në 14 dhëmbë.
“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.
Diskutime rreth kësaj post