Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vdekjen e vajzës keniane, 22-vjeçares Joy Aoko.
Ky reagim i ish-kryeministrit vjen pas publikimit të dëshmisë së një tjetër punonjësi të kazinosë ku edhe punonte 22-vjeçarja, dëshmi që ka zbardhur detaje të reja.
Berisha akuzon qeverinë se po fsheh vrasësit e vërtetë, pas sipas tij autori ka lidhje me qeverinë. Gjithashtu ish-kryeministri s’i ka kursyer akuzat edhe ndaj Policisë, duke thënë se kanë ndikuar në rrjedhjen e hetimeve me qëllim për të mos u zbardhur e vërteta.
Reagimi i plotë:
“Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria.
Të dashur miq, një grup zyrtarësh kriminel në polici, prokurori etj bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22 vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri.
I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin.”-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post