Edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj që nga vendimi për mbylljen e llotove dhe lojërave të fatit, jo të gjithë i janë bindur ligjit.
Pas një kontrolli në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit është proceduar penalisht 1 shtetas i cili nuk e kishte mbyllur këtë biznes.
Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, 6 monitor dhe 1 lap top që shërbenin për llotari sportive.lojra-fati-620×330
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:
– J.K., 40 vjeç, banues në Lushnje.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në Ngurrëz të Madhe, në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, njofton Policia e Fierit. /albeu
Diskutime rreth kësaj post