Ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.
Gjykata e Krujës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Në seancën e ditës së sotme Rraja ka thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës, Xhisela Maloku.
Djali i deputeti të PS, u arrestua ditën e diel në afërsi të Rinasit dhe mbi të rëndon akuza e “Përndjekjes”.
I riu akuzohet për ushtrim dhune dhe përndjekje të ish-të dashurës së tij, 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Kjo lëvizje e organit të akuzës erdhi menjëherë pas marrjes së akt ekspertimit mjeko-ligjor i cili vërtetoi pretendimet e vajzës të bëra në padinë e parë.
Por, mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan të gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela Maloku tha se nuk e ka kërcënuar asnjë njeri dhe e gjithë historia e dhunës dhe kërcënimeve është zmadhuar dhe ekzagjeruar në mënyrë ekstreme. Ajo tha se nuk është kërcënuar kurrë dhe se denoncimin për Rexhep Rrajan e ka bërë nga xhelozia./tvklan
Diskutime rreth kësaj post