Deputeti Flamur Noka ishte sërish protagonist në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit të PD-së, që u shoqërua me debate dhe tensione.
Noka debatoi me Lulzim Bashën lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar duke e cilësuar “thikë pas shpine”.
Misterin e shtoi akoma më shumë Lulzim Basha kur tha se “detajet më të hollësishme (për shpalljen “non grata”) i di edhe vetë Sali Berisha, për të cilat mbase publiku dhe ju nuk do të informoheni kurrë”.
Por ish-ministrit të Brendshëm nuk i doli “inati” nga debati duke e vijuar në korridor me deputetët e grupit, veçanërisht me Ervin Salianjin.
Diskutime rreth kësaj post