Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohët nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë perëndimore, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare në të gjithë territorin.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu por të dobta dhe kryesisht në formë pikash. Megjithatë pranë zonave të larta kodrinore dhe ato malore nuk do të mungojnë reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë nesër e qetë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi deri në 6-8m/s ndëersa përgjatë vijës bregdetare hera herës me rrahje deri në 10m/s.
Temperaturat pritet të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale ndërsa ato maksimale një rritje prej 2-4 grad kjo për shkak të orëve më shumë me diell.
Më konkretisht:
Zonat malore 5°C deri në 20°C
Zonat e ulëta 7°C deri në 23°C
Zonat bregdetare 10°C deri në 23°C
Diskutime rreth kësaj post