Petagogu Ermal Hasimja tha se ai kishte tentuar ditën e sotme të kalonte kufirin drejt Kosovës, por ishte informuar nga policia kufitare e Kosovës që nuk lejohej të kalonin shtetasit e tjerë veç atyre të Kosovës dhe rezidentëve.
“Disa policë e kërkonin testin e COVID-19 të tjerë jo, por dukej që situata ishte kaotike edhe për vetë autoritetet atje,” – tha Hasimja për Euronews Albania.
“Është qesharake që është i mbyllur për shqiptarët e Shqipërisë kufiri në Morinë, është i hapur për serbët kufiri në Merdare, duket sikur Covidi është më ngjitës nga Shqipëria, sa nga Serbia,” – ironizoi Hasimja në Euronews Albania.
Politologu shtoi se priti për rreth dy orë të kalonte kufirin me Kosovën, por pastaj vendosi si shumë të tjerë të kthehej pas.
“Testi i COVID dhe karantina 1-javore është gjithsesi mbyllje e kufirit,” deklaroi Hasimja, duke saktësuar se situata është absurde për personat që duhet të shkojnë në Kosovë për pak orë e të kthehen pas.
Që prej hapjes së kufirit ditën e djeshme dhjetëra shqiptarë kanë udhëtuar drejt Kosovës, por shumë prej tyre u është dashur të presin me ore të tëra për të kaluar e të tjerë janë detyruar të kthehen.
Situata ka qenë e paqartë, disa prej tyre kanë marrë si përgjigje nga autoritetet kufitare se ende nuk ka nisur zbatimi i vendimit për hapjen e kufijve, ndërsa të tjerëve u është thënë se kushti për të vijuar udhëtimin është paraqitja e një dokumenti që vërteton se kanë kryer analizën nëse janë të prekur nga koronavirus. Kjo analizë duhet të jetë kryer në 4 ditët e fundit. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët qe u bllokuan për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Diskutime rreth kësaj post