Për ditën e sotme moti do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Kjo paqëndrueshmëri moti do të vazhdojë deri fillim e javës tjetër kur priten reshje shiu dhe rritje temperaturash në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga -1ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 11ºC.
Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 04ºC dhe në zonat e ulëta nga -1ºC në 06ºC.
Diskutime rreth kësaj post