Debatet mes Turqisë dhe Greqisë po vijojnë ende. Një hartë e shpërndarë në rrjete sociale është bërë molla e re e sherrit për debatin e radhës mes dy vendeve.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i kërkon shpjegime Ankarasë për një hartë ku disa ishuj të mëdhenj grekë të banuar në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.
“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kiosi, Samosi të gjitha të marra nga Turqia”, shkroi Mitsotakis në Tëitter të hënën.
Harta thuhet se i është dhuruar Devlet Bahçelit, kreut të një partie nacionaliste aleate me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, nga grupi i ri ultranacionalist Ujqërit Gri.
Kreu i organizatës kishte postuar një foto të hartës të dielën në Tëitter, duke pretenduar se “flamuri i lavdishëm turk” ishte “uzurpuar nga Greqia”.
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit nënujor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar.
Grindjet e fundit janë fokusuar në ishujt grekë pranë brigjeve të Turqisë, ku Ankaraja akuzon Athinën për mbajtjen e një pranie ushtarake në kundërshtim me traktatet.
Greqia ka argumentuar se po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt e saj përballë armiqësisë turke.
Diskutime rreth kësaj post