Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë të vendit. Kështu pesë këshilltarë bashkiak në Lezhë, 3 të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe t’i bashkohen Partisë Socialiste.
Vendimi i tyre u bë publik përmes një deklarate të përbashkët për mediat nga selia e Partisë Socialiste.
Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndreca, falënderoi këshilltaret që zgjodhën ti bashkohen forcës politike që ai drejton e cila sipas tij po e çon vendin përpara.
Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS:
Ferdinad Ndoj LSI
Hasan Muça LSI
Agim Doda LSI
Ndrek Gazulli PAK
Erind Ndreca G-99
Diskutime rreth kësaj post