Përfaqësues të institucioneve, subjekteve politike dhe qytetar edhe sot zhvillojnë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhet po bëhen me rastin e 18 vjetorit të epopesë së UÇK-së. Të parët që do të bëjnë homazhe sipas njoftimit janë një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga kryetari Visar Ymeri bashkë më deputete dhe anëtarë të kryesisë, të cilët më pas do ta vizitojnë familjen Jashari.
Pas tyre, homazhe do të bëjë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK-së, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Homazhe në Prekaz do të bëjë edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe një grup i të rinjve i shoqëruar nga anëtarët e organizatës “Kosova për Sanxhakun”, të cilët pastaj do të vizitojë familjen Jashari, ku do të pritet nga Rifat Jashari.
Diskutime rreth kësaj post