Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të statusi në “Facebook” shkruan se zjarrfikësit s’kanë lekë për rroba, kurse Rama grabit paratë në tendera. Vasili thekson se Rama më tepër bën gazetarin sesa kryeministrin.
Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasilit:
“Edi Rama lere gazetarine, behu kryeminister o derezi, se i le edhe zjarrfiksit pa rroba pune duke u rrezikuar jeten!
Edi Rama informon per zjarret neper bote duke bere gazetarin dhe jo kryeministrin nga Kanadaja e deri ne Turqi e gjetke, sikur Shqiperia nuk ekziston. Edi Rama ka detyre te zgjidhe zjarret ne Shqiperi dhe te ngrere qeverine ne kembe jo te beje gazetarin e nje portali.
Ky ben gazetarin ndersa Zjarrfiksit s’kane as rroba pune minimale, qe tu lejojne te bejne punen, por edhe te mbrojne edhe jeten e tyre. Rama me shoke qe blene nje kapele polici 350 euro nuk kane leke per rrobat e zjarrfiksve.
Meqe ka filluar e bene gazetarin le te na tregoje nje shtet ku zjarrfiksit punojne pa rroba ashtu si Shqiperi ku situata eshte turp i vertete. O Ramë boll grabite leke me koncesione e tendera. Ramë shko vete nje here ne terren aty tek zjarret boll shetite me helikopter e u theke ne plazh e ne det.
Ngri qeverine ne kembe apo do qe te gjithe Shqiperia te digjet, ngri shtabin e emergjences, mobilizo çdo mjet e logjistike shteterore e private, informo zyrtarisht publikun disa here ne dite, behu o derezi kryeminister nje dite te vetme se mbete tralala me batuta, me FB e me propagande idiote. Se ti ose e shet ose e le te digjet kete vend.”-shprehet Vasili.
Diskutime rreth kësaj post