Kreu i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se tashmë vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, por i quajti këto zgjedhje të realizuara në kushtet e “terrorit, të lëshimit të miliona parave të pista”.
“Fushatë e vështirë po shumë motivuese, miëjra burra e gra që jo vetëm votuan LSI po më shumë se kaq, për t’i ngarkuar asaj një mision historik, të jashtëzakonshëm, i cili ka të bëjë me bërjen më në fund të Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend. Kjo nevojë historike rrjedh nga një shkak madhor, pasi zgjedhjet e 25 qershorit, për shkak të strategjisë së terrorit, të lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terrori, 230 mijë votat ishin pikërisht goditja më e rëndë që mund t’i jepej kësaj strategjie, dhe njëkohësisht krijimi i asaj rruge tepër të gjerë që do të ecë tani Shqipëria, ku më së fundi dhe për herë të parë pas 4 vitesh, mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë, një zë që do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt të gjith strategjinë e terrortit të këtyre zgjedhjeve, të dokumentuara tërësisht me mijëra dokumente, fakte, filmime, fotografi që do të bëhen të ditura, anëe mbanë botës. Zëri i kësaj opozite të re do të jetë një zë që do të çbëjë moralisht dhe do të zhveshë strategjinë e drogës në këtë vend dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, të një vendi që do të çlirohet nga kthimi i tij në një gropë plehrash. Zëri i qytetarëve ku të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga pushteti i bandave nacional socialixte të Rilindjes”, tha Vasili.
Ai paralajmëroi se nuk do të ketë më kompromisë tyë natës apo të ditës, pasi tashmë do të jetë LSI-ja një opozitë e hekurt dhe “qytetarët më në fund do të kenë zërin e tyre në Parlament”.
“Nuk do të ketë kompromise as të natës, as të ditës, por do ketë opozitë të hekurt dhe ballore dhe qytetarët më së fundmi do të kenë zërin e tyre në Parlament. LSI është këtu para jush qartë dhe prerë për të denoncuar dhe demaskuar shëmtinë e këtyre zgjedhjeve, përsa i takon strategjisë së terrorit, përdorimit të miliona parave të pista të evidentuara gjërësisht, por nuk deshëm ta bënim ditën e zgjedhjeve për të mos shtuar shqetësimin e qytetarëve dhe për tu dhënë mundësinë të votonin, ndërkohë që në terren ekzistonte një tension dhe një strategji kriminale, që zhvillohej me bashkëautor policinë e shtetit. Kemi evidentuar qartë në çdo detaj dhe me mijëra dokumente dhe të shkruara po të doni, dhe të filmuara, të cilat unë kam informuar dhe më parë ambasadorët e akredituar në Shqipëri”, tha Vasili.
Ai tha se LSI nuk priti daljen në opozitë, por është thënë se “më shumë opozitë bën LSI-ja se sa opozita vetë”.
Diskutime rreth kësaj post