Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka paralajmëruar një tjetër debat pozitë-opozitë në Kuvend, atë mbi koncesionin e pullës së barnave.Në një postim në Facebook, ai i kërkon kryeminsitrit Rama të tërhiqet nga kjo nismë, pasi i shton taksat qytetarëve.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.
Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.
Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.
Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.
Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund.
Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.
Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.
Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.
Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.
Diskutime rreth kësaj post