Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar votimin kundër për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta sot në Kuvend. Sipas Vasilit, dita e sotme vërtetoi se karriget e Parlamentit që i ka zënë për fyti krimi dhe interesat e zeza, i kanë zënë disa deputetë të cilët i cilëson si “spurdhjakë”.
“Ishte një komision që kishte vetëm një qëllim, të shantazhonte presidentin, të impononte të tëra nismat ligjore antikushtetuese dhe të ulte rezistencën i cili qëndroi shumë fort dhe kryegjëja ishte rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese.
Këto tre skenarë mund të realizoheshin vetëm duke shantazhuar Presidentin meqënëse të gjitha instrumentat nuk mund të funksiononin. Këta janë spurdhjakër dhe e fundit ishte ta kërcënonin me shkarkim.
Është paraprirë me një rezolutë dhe ishte më bajate se rezolutat komuniste dhe më pas një nismë shkarkimi, një nismë idiote. Të tërë ata që votuan rezolutat dhe këtë kanë demostruar një idiotësi të tmerrshme me pikëpamje juridike”, shprehet ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post