Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është kujtuar pas katër viteve bashkëqeverisje me PS për të dalë vetëm tani kundër taksës progresive me të cilën qeverisën 4 vite së bashku.
Përmes një statusi në facebook Vasili thotë tani se taksa progresive po çon vendin drejt rrënimit financiar.
Sipas Vasilit, taksa progresive është produkt i mendjeve të çmendura, por dhe hajdutë të paskrupull të qeverisë po destrukturon vendin nga ana sociale.
Statusi i plotë
Banka Boterore foli,taksat hajdute te qeverise po rrenojne qytetaret.
Qeveria po e rrokullis vendin drejt nje rrenimi financiar te paralajmeruar.Taksa progresive produkt i mendjeve te cmendura, por dhe hajdute te paskrupull te qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.
Thellimi i varferise dhe mbeshtetja ndaj oligarkise me te cilen qeveria ndan parate jane ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin
Banka Boterore thote:
“Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, rritet nga 22.6 për qind në 29.1 për qind”.
Taksa progresive dhe i tere koncepti financiar per shtetin i kesaj qeverie eshte shume armiqesor per te varferit dhe ne sherbim e i nenshtruar ndaj oligarkeve.
Opozita kerkoi uljen e TVSH per artikujt jetike te ushqimeve te shportes nga 20% ne nivelin 5%.
U kerkua nga opozita edhe heqja e TVSH per bisnesin e vogel qe u refuzua eger nga qeveria.
Ja c’thote Banka Boterore:
“Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë,” thuhet në raport.
“Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri,”
Perfundimisht i gjithe sistemi financiar qe iu imponua shqiptareve dhunshem prej kesaj qeverie ka deshtuar totalisht.
Belbezitjet demenciale per ekonomine te nje kryeministri te paditur dhe paranojak per pushtetin e tij personal po e shtyjne vendin drejt gremines dhe rrenimit te pandalshem ekonomik e social.
Njerezit e thjeshte jane mberthyer per fyti nga qeveria dhe po ripen ne menyre te pameshirshme me taksa cnjerezore.
Duhen ndalur sot.
Shqiptaret jane pa drejtim
Diskutime rreth kësaj post