Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka bërë një krahasim mes dy kryeministrave, atij të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në shkrimin e tij në rrjete sociale, Vasili, e cilëson kryeministrin Rama si “zjarrvënës në kohë zjarresh”, ndërsa homologun e tij në Kosovë, si një “shtetar serioz”. Më tej, nënkryetari i LSI e quan Kurtin “patriot”, ndërsa Ramën, “drejt një rruge pa kthim të një vetëvrasjeje politike”.
Ai cek ndihmën që Kosova i dha Shqipërisë pak ditë më parë, ku me Forcat e Armatosura të saj, i erdhi në ndihmë situatës së rënduar me zjarret në Kukës dhe rrethinat e saj, ndërsa për kryeministrin shqiptar, thotë se në emër të interesave serbe, sulmon Kosovën dhe liderat e saj.
Postimi i plotë i Petrit Vasili:
“Albini shtetar serioz, ndersa Rama zjarrvenes edhe ne kohe zjarresh ! Kane mjaftuar vetem pak kohe per te kuptuar shume qarte rolin dhe qasjen e kryeqeveritareve ne Kosove e Shqiperi.
Albin Kurti eshte demostruar pa asnje ekuivok nje shtetar serioz, patriot, qe i qendron me koke lart perballe kujtdo te huaji per te miren e shqiptarise, parimor ne cdo rrethane, me nje diskur plot permbajtje e vizion, por edhe shume respektues per qytetarin e thjeshte si dhe respektues fanatik i ligjit dhe shtetit ligjor.
Ndersa Edi Rama eshte thelluar pa kthim drejt nje vetvrasjeje politike ne demostrimin e tij si njeri antishtet e antiligj, vulgar, pa permbajtje dhe i rendomtë ne komunikimin publik, i gatshem te shese cdo interes kombetar e publik per llogarine e tij te vogel, provokator mizerabël kendej e andej kufirit, i nenshtruar dhe i poshteruar me te huajt dhe i eger e gojeçthurur me shqiptaret dhe kosovaret.
Ky realitet eshte evident ne cdo situate. Ndersa Albini me shqetesim maksimal çon forca e mjete per te ndihmuar Shqiperine per zjarret, Rama nuk prish terezine e vakancave te tij, por nuk e hap gojen as ti falenderoje forcat nga Kosova, nderkohe qe Ministri i Brendeshem kosovar Sveçla ndodhej ne terren ne Shqiperi ministri i Rames Çuçi ndodhej ndën cader te plazhit.
Ne emer te interesave serbe Rama sulmon egersisht Kosoven, kosovaret dhe liderat e tyre politike si askush ne historine e Shqiperise,ne te kundert Albini duke sfiduar kete Shqiperishitje te Rames, del shume lart mbi te dhe hapesiren nga Prishtina ne Tirane e sheh si nje ceshtje madhore unikale ku sfidat andej e kendej kufirit duhet te jene te perbashketa dhe duhen fituar gjithmone.
Gjuha e trashur prej tradhetise e Rames, qe edhe ne ditet e flakeve flet per Minishengen,Ballkan te Hapur dhe Neë Jugosllavi, nderkohe qe shqiptare e kosovare luftojne bashke me flaket, kontraston fort me sjelljen prej shtetari serioz dhe dinjitoz te Albinit, qe jeton me shqetesimin e situates.
Eshte e qarte se Rama, qe flet per minishengen eshte nje fatkeqesi politike ne cdo pikpamje sepse ndez zjarre politike edhe ne kohe zjarresh natyrore.
Detyrimi, kapja dhe shitja eshte kaq e rende dhe e madhe ndaj edhe Rama zhytet e zhytet ne kete tradheti neojugosllave sa qe pranon te turperohet e urrehet ne Kosove dhe Shqiperi.
Nderkohe Albini i qarte dhe patriot afron siguri, seriozitet duke kontrastuar shume fort me rolin mjeran te nje Rame te shitur, puthador dhe zedhenes bajat te Vuçiçit. Eshte e qarte qe ne keto momente Kosova eshte me fat me Albinin, ndersa Shqiperia eshte fatkeqe me Ramen.” – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post