Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kolapsi në sistemin e drejtësisë është i vërtetë. “Zgjatja e Vettingut, si hi syve për legjitimimin e kolapsit dhe kapjes se drejtësisë’, shprehet Vasili duke shtuar: “Meraku” i vetëm i dashnoreve te reformës është vetëm që të vijojnë të njëjtët persona, që siguruan Vetingun e kapur, selektiv dhe me dy standarde, qe i duhet me çdo kusht rilindjes”.
Gjithashtu Vasili thotë gjykatat dhe prokuroritë janë të kolapsuara dhe se dhjetëra mijëra shqiptarë nuk kanë asnjë shpresë për të marrë drejtësi. Ai bën apel që t’i japin fund këtij teatri politik sepse tashmë qytetarët presin drejtësi .
Statusi:
“Zgjatja e vetingut, si hi syve per legjitimimin e kolapsit dhe kapjes se drejtesise! Shtyrja e afatit te KPK se Vetingut eshte bere tashme dukshem nje FAKE prioritet per drejtesine. Them FAKE prioritet sepse ka zero rrezik per vazhdimesine e Vetingut pasi kjo vazhdimesi eshte siguruar falë mekanizmave dhe insitucioneve te parashikuar qarte ne Kushtetute per ta bere kete.
Pra Vetingu nuk rrezikon te ndalet as edhe nje dite te vetme.Por “meraku” i vetem i dashnoreve te reformes eshte vetem qe te vijojne te njejtet persona, qe siguruan Vetingun e kapur, selektiv dhe me dy standarte, qe i duhet me cdo kusht rilindjes.
Ndaj zhurma artificiale sikur kyçi i ecurise dhe suksesit te reformes varet nga zgjatja e KPK se Vetingut eshte vetem nje devijim i qellimshem nga problemi shume i rende i kolapsit te drejtesise dhe kapjes se saj.
Zhurma per zgjatjen e KPK se Vetingut eshte gjithashtu krijimi i zahirese se nevojshme per pazare te errta, qe i sherbejne vetem rilindjes ne pushtet dhe klienteve te saj politike dhe ekonomike ne dem te qytetareve, qe te deshperuar nga padrejtesia braktisin me cdo lloj forme vendin.
Kolapsi i sistemit te drejtesise eshte realitet. Faktet jane tronditese sepse qofte gjykatat e te gjitha niveleve ashtu edhe prokurorite jane te kolapsuara.
Dhjetra mijra shqiptare nuk kane asnje shprese per te marre drejtesi dhe dosjet e tyre jane bllokuar me vite dhe do vazhdojne te jene te tilla edhe per nje kohe teper te gjate. Asnje fjale, asnje zgjidhje, asnje preokupim per kolapsin e sistemit, i cili duket qarte qe do te vijoje i tille per vite te tera.
As shashkat si Harta e re Gjyqesore, qe eshte thjesht dhe vetem nje riciklim akoma me i keq i kolapsit ekzistues nuk eshte zgjidhje. Asnje fjale, asnje zgjidhje asnje preokupim per kapjen e SPAK-ut dhe mbreterimit te pandeshkueshmerise se qeverise ku ceshtjet e Teatrit,Inceneratoreve Becchetit,Portit te Durresit buçasin.
Jepini fund teatrit politik me zgjatjen e afatit te KPK se Vetingut. Qytetaret presin drejtesi. Qytetaret nuk mund te pranojne nje sistem drejtesie te kapur, te kolapsuar dhe shume me te dobet ne cdo pikpamje se ai qe lame pas.
Pandeshkueshmeria e qeverise dhe drejtesia e pamundur per qytetarin e thjeshte keto jane te vertetat e drejtesise aktuale.“-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post