Në Konventën Kombëtare të LSI-së, Ilir Meta i dorëzoi Petrit Vasilit kryesimin e partisë, por sot në mbrëmje i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 të gazetares Eni Vasili, ai tregojë se sa e rëndë është të mbash këtë post mbi supe, ashtu si Ilir Meta.
Pasi vlerësoi kontributin e liderit historik tashmë në LSI, Vasili premtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do dalë forcë e parë zë zgjedhje.
I pyetur nëse zgjedhja e Ilir Metës në krye të Presidencës forconte pozitat e Edi Ramës, Vasil përgjigjet dhe tregon se kush ka fituar realisht nga kjo lëvizje politike.
“Shqipëria është më e fortë jo Edi Rama, se ka një institucion që garanton më shumë stabilitet dhe siguri me një figurë si Ilir Meta. Në pasigurinë që ka Shqipëra duke u nisur nga kriza aktuale ne i kemi dhënë një element sigurie”,- tha ai.
Nëse LSI-ja del forcë e parë në zgjedhje, Vasili tha se nuk do nguronte të pranonte edhe postin e kryeministrit.
Diskutime rreth kësaj post