Kreu i grupit Parelamentar të LSI Petrit Vasili ka regaur pas vendimit që do të ndërmarrë nesër qeveria Rama për krijimin e Task-Forcës Speciale për të luftuar krimin.
Përmes një statusi në Facebook Vasili thotë se …” Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë”.
Më tej Vasili ironizon Ramën duke thënë se kryeministri gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Postimi i plotë i Vasilit:
Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.
Diskutime rreth kësaj post