Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian ka bërë një thirrje para nisjes së samitit të BE, duke kërkuar që të merren në konsideratë kërkesat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Teksa vlerëson qëndrimin që mbajti lideri i opozitës bullgare, Bojko Borisov, Varhelyi kërkon që Parlamenti i Bullgarisë të përmbushë angazhimin dhe të marrë parasysh propozimin.
“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, shkruan Varhelyi.
Më tej ai thekson se “BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian . Së bashku do të jemi më të fortë”.
Diskutime rreth kësaj post