Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, në konferenën për media pas takimit mes Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, u shpreh se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Varhelyi ndër të tjera, tha se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.
“Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuaja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.
Do jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.
Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare.
Europa është këtu për të kontribuar, por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta. Të ndihmojmë rajonin që të transformohet”, tha Verhelyi.
Komisioneri gjithashtu komentoi situatën në veri të Kosovës, ku tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut dhe se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe, duhet të bashkëpunojnë me BE-në.
“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”, tha Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post