Në Ohër u mbajt samiti i Ballkanit të Hapur ku u takuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e “Ballkanit të Hapur” është ndalur edhe tek integrimi i i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ai u shpreh se Ballkani është i hapur për dasmë dhe vendet nuk do të bëjnë më përgatitje, sepse nusja (Europa) mund të mos shkojë.
Kësaj deklarate të kryeministrit Rama i është përgjigjur komisioneri Varhelyi, i cili po ashtu ishte i ftuar në Samitin e Ohrit. Ai tha se nuk bëhej fjalë për martesa, por për marrëveshje të cilat njerëzit i duan dhe kërkojnë të jetojnë sa më parë si në Europë
“Ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE dhe integrimin real të rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociouese, për non-paper e kështu me radhë.
Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyçe është kur do të jetojmë si në Evropë, kur do të kemi mundësitë e njëjta si në BE dhe kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen”, u shpreh komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post