Nga Arben Duka
Hyni në faqet e Salës,
në adresë-në internet,
se si gëlon injoranca,
do shihni me të vërtetë!
Se si gëlon injoranca,
do shihni me të vërtetë,
ndjekësit e xhaxha Salës,
janë të gjithë analfabetë!
Betohen e stërbetohen,
për këtë vigan të shquar,
pastaj shajnë komunistët,
me gjuhën më të shëmtuar!
Është ky strateg i madh,
frymëzimi i gjithë krimit,
sa betohen të na vrasin,
m’u në qendrat e votimit!
Shpellarët e xhaxha Salës,
gjak kërkojnë në çdo gërmë,
bie çdo postim i tij,
era vdekje edhe kërmë!
Betohen se do të vrasin,
Edi Ramën-komunist,
dhe Saliun e mendojnë,
si një kryexhihadist!
Shpellarët e xhaxha Salës,
dhe pse një fjali s’bitisin,
të kujtojnë vetëvetiu,
luftën e shenjtë dhe ISIS-in!
Në adresën e Saliut,
kriminelët mbajnë radhën,
këto faqe mund të jenë,
një objekt serioz për Llallën!
Një objekt serioz hetimi,
jo tani-po kohë më parë,
përreth Salës është mbledhur,
gjithë llumi shqiptar!
Aty mbledhur do të gjeni,
llumin e gjithë shqiptarëve,
them që duhet të hetohen,
komentet e gjithë shpellarëve!
Në adresën e Saliut,
sot gëlon gjithë botë e krimit,
dhe tamam me armë në dorë,
mendojnë rrugën e rikthimit!
Një gjysmë ore e pashë,
edhe ndjeva neveri,
për këta shpellarë të trashë,
dhe “legjendarin” Sali!
Gjithë krimi rreth Saliut,
tani është mbledhur grusht,
dhe duan-kundër Edvinit,
një hakmarrje me çdo kusht!
Ju kompetentët e SHISH-it,
këto faqe t’i lexoni,
jo si për kuriozitet,
por burim informacioni!
Nëpër faqet e Saliut,
islamikët lulëzojnë,
që pas thirrjes gjëmëmadhe,
armë seriozisht kërkojnë!
Saliu aty ka mbjellë,
gjithë hithrat e përçarjes,
dhe shpellarët si në shpellë,
presin orën e hakmarrjes!
Diskutime rreth kësaj post