Vangjush Dako thirret në prokurori pas heqjes së vizës amerikane. Mësohet se ai është thirrur nga Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen e famshme “339” ku është përgjuar duke folur me kriminelë të zonës për votat.
Pak kohë më parë gazeta gjermane “Bild” publikoi disa përgjime ku Dako dëgjohëj duke folur me personazhe të njohur për krime në Durrës në lidhje me orientimin e votave të banorëve të zonës.
Përgjimet janë kryer nga prokuroria shqiptare në kuadër të dosjes “339”, e cila kë bërë bujë pasi kurrë më parë Dako nuk ishte thirrur për të dhënë dëshmi në lidhje me akuzat ndaj tij.
Ky vendim vjen pas refuzimit të vizës nga SHBA-ja për ish-kryebashkiakun dhe familjen e tij, me argumentin se ka dëshmi të forta për përfshirjen e tij në korrupsion.
Diskutime rreth kësaj post