Ish-deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj foli për librin e saj “Politika si ide”. Leskaj ka treguar se ai ‘lindi’ si një refleksion pas një akumulimi të gjatë të eksperiencës së saj brenda dhe jashtë vendit.
“Është një refleksion pas një akumulimi të gjatë të eksperiencës time modeste brenda dhe jashtë vendit. Kur kam qenë aktive dhe me shoqërinë civile dhe mendoj se këto duhet të ndahen me të tjerët. Unë nuk është se vetëm tregoj por kam sjelle modele të vendeve të tjera se si ato i kanë adresuar disa çështje në libër. Në SHBA u bë një dokumentar në të cilin isha pjesë dhe gazetari më pyeti: Pse ju jeni angazhuar me njeriun? Se politika është njeriu. Për fat të keq se kemi arritur këtë standard. Pse ju jeni angazhuar me çështjen e popullsisë së njerëzimit dhe me gruan? Dhe unë në vend ta shpjegoja teorikisht i thashë se unë dikur kam qenë gazetare. Kam qenë në zonën e Dibrës dhe duke udhëtuar me makinë pashë një grua që po punonte tokën, ndalova dhe e pyeta si je? Ajo me shumë mirësi, por ndërkohë lexohej shumë varfëri. E pyeta atë grua, po flasim në kohë më përpara se tani grat në fshat nuk kanë probleme. E pyeta dhe sa fëmijë ke, më tha 10. Unë i thashë direkt, se më erdhi nga brenda, çfarë iu jep për të ngrënë? Ajo më tha “bukë me sheqer”. Kështu i thashë gazetarit, që historia e kësaj gruaje është pse unë jam këtu dhe pse të gjithë ne në Kombet e Bashkuara duhet të jemi këtu.”-tha ai.
Teksa ka folur për futjen e saj në politikë dhe mendimin për tu larguar, Leskaj u shpreh se:
Isha nënkryetare e Parlamentit, kisha një pozicion të lartë. E kujtoj fjalë për fjalë kur i kam thënë vetes ” çfarë bëj unë këtu?”. Unë them që janë dy arsye. Arsyeja e parë është pak e dhimbshme, mënyra si degradoi politika dhe si ra cilësia e parlamentit më ka bërë të mos ndihem mirë brenda.
Arsyeja e dytë që është shumë e rëndësishme, është se në këto kushte mund të rrijë një hallexhi. Në politikë nuk kam qenë asnjëherë hallexhie në rrugëtimin e arsyeve morale, politike, ekonomike, sepse unë politikën nuk e kam menduar kurrë si vend pune, madje dihet që kam hezituar ta pranoj hyrjen në politikë dhe të lija punën që kisha më përpara dhe arsyeja pse e kam pranuar ka qenë morale përveç mbështetjeve nga miq dhe mikesha të mija që më thonin se nuk e ke pranuar, pse nuk e pranon. Unë u ftova për ministre. Unë këtu kam thënë, po që kam një problem moral që kam luftuar shumë që gratë të venë në politikë. Deri në atë moment kam thënë jo. Nëse do them jo, unë i heq një kartë morale vetes. Që gratë duhet ta bëjnë politikën, por jo unë”, u shpreh Leskaj.
Diskutime rreth kësaj post