Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP.
Intervistat kanë qenë të shumta dhe Valbona Mema nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Si tu duk finalja e madhe dhe çfarë të pëlqeu më shumë?
Absolutisht, ishte e magjishme çdo gjë. Emocione, nuk kam fjalë e kam përjetuar si të ishim ne aty brenda.
Si tu duk dasma e Luizit dhe Kiarës?
E përkyer, e magjishme të dy të bukur.
A do të doje të këndoje në dasmën e tyre nëse bëjnë dasmë?
Unë jam e ftuar zemër, kam qenë e ftuar që brenda shtëpisë, unë e kam bërë dasmën e parë.
Si të gjeti periudha pas Big Brother nga ana muzikore dhe nga ana personale?
Unë pata pak fatin e keq sepse unë dola për një arsye shumë madhore. Pas humbjes së motrës e përjetova shumë, por publiku ishte ai që më mbështeti më dha forcë me projekte, tani del dhe projekti tjetër. Pastaj është projekti muzikor me Armaldo Kllogjerin.
Diskutime rreth kësaj post