Nuk kanë qenë ditë të lehta për Valbona Memën këto të parat në “Big Brother VIP”, pavarësisht se ende nuk është përfshirë në debate, disa situata me Maestron e kanë tensionuar jo pak, madje, e kanë bërë të mendojë largimin nga shtëpia.
Në orët e vona të natës së djeshme, Valbona duket se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe ka nisur të bëjë gati valizhen.
Pranë shtratit të saj ndodheshin Maestro, Efi dhe Kiara, të cilët i kërkuan të qetësohet.
Ajo u shpreh se debati me Maestron dhe mënyra se si mund të ketë reaguar djali i saj, me të cilin kërkoi të flasë, e ngarkuan shumë.
Më pas edhe banorët të tjerë iu bashkuan dhe e qetësuan duke i thënë se është thjesht lojë.
E gjitha u mbyll me një puthje nga Maestro, i cili i premtoi se nuk do e mërzisë më kurrë.
Diskutime rreth kësaj post