Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën e kandidatëve për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:
Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:
1. Zoti Altin Binaj
2. Zoti Artan Spahiu
3. Zoti Dedë Kasneci
4. Zoti Eugen Papandile
5. Zoti Gentian Mete
6. Zoti Sergjio Mazreku
7. Zoti Sinan Tafaj
8. Zonja Sonila Bejtja
9. Zoti Shaqir Hasanaj
10. Zonja Zhaklina Peto
Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.
Diskutime rreth kësaj post