Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat dykombëshe në Zvicër. Në vitet ’80 përqindja e martesave mes zviceranëve dhe zviceraneve ka qenë 70%, kurse kjo shifër ka rënë në 48%. Statistikat tregojnë se dy nga pesë zviceranë kanë partnerë të huaj.
Sipas statistikave, femrat zvicerane preferojnë më shumë meshkujt italianë, kurse preferenca për shqiptarët është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë.
Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.
Martesat dykombëshe mes zviceraneve dhe shqiptarëve janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale, ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit dhe komunikimet e thjeshta.
Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.
Diskutime rreth kësaj post